Shoqata e Transportit Publik kërkon sërish rritjen e çmimit të biletave: Nuk përballojmë dot krizën!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoqata e Transportit Publik kërkon sërish rritjen e çmimit të biletave: Nuk përballojmë dot krizën!

Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e çmimit të biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.  Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

“Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, mësohet të ketë thënë ai.

Paketa e dytë e ndihmës përfundon në muajin pasues, tetor. Fillimisht vendimi ishte për t’i kompensuar për muajit mars, prill, maj 2022, por më pas u vendos që afati të shtyhej deri në tetor, për shkak siç ka bërë me dije më herët ministrja e Infrastrukturës, Belinda Baluku se nga paketa anti krizë e muajit prill janë tërhequr vetëm 60% e fondit të vënë në dispozicion për këtë transport sa i përket subvencionit të karburantit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE