Kida na zbulon pak nga kënga e saj e papublikuar ende!

vovalbania September 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kida na zbulon pak nga kënga e saj e papublikuar ende!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur, pasi edhe pas një sezoni të ngarkuar veror duket se do të na surprizojë sërish. Pak minuta më parë me anë të një postimi në Instagram, artistja na ka zbuluar një pjesë nga surpriza e saj më e re, një këngë që duket se i dedikohet dashurisë.

Aiii bon be bon be veç për mu bon be

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE