Melinda Ademi dhe Finem publikojnë sot surprizën e tyre!

vovalbania September 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Melinda Ademi dhe Finem publikojnë sot surprizën e tyre!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Së fundmi, pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Ledri Vulën duket se artistes po i pëlqejnë duetet dhe i radhës për të cilin ka nisur përgatitjet do të jetë një i tillë. Pak ditë më parë ishte vetë bukuroshja që shtoi dyshimet se do të sillte një surprizë me reperin e njohur Finem pasi ndau një Instastory ku tregonte një mur ku shkruhej ‘K.P.T’ (Koka prej Tirone, ashtu si e quan veten Finemi me grupin e tij).  Më pas komentet mes dyshes në rrjete sociale duket se e vulosën këtë duet. 

E për surprizën e dy artistëve na duhet të presim dhe vetëm pak orë, pasi ashtu si kanë lajmëruar ‘Milano’ do të publikohet sot në orën 18:00.

Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 17 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE