Wanda Nara konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Mauro Icardi!

vovalbania September 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Wanda Nara konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Mauro Icardi!

Së fundmi, Wanda Nara ka konfirmuar se është ndarë me futbollistin Mauro Icardi. Ajo ka konfirmuar ndarjen me Icardin me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram, ku shkruan:

Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë.

Kujtojmë se çifti kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Pas kësaj ndarje, Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” në Instagra, Maxi Lopez. Kujtojmë se Lopez dhe Nara ishin dikur në lidhje. Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt kur Icardi dyshohet se kishte një lidhje me Wanda-n kur ajo ishte e martuar me Lopez. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.

Wanda Nara has announced she has split with Mauro Icardi.

Fans were also quick to notice that she is following her ex Maxi Lopez, the guy she left for Icardi more than a decade ago. pic.twitter.com/QVjAdqnmWB

— Rene_Otinga (@r_otinga) September 23, 2022

Rikujtojmë, se Mauro dhe Wanda prej muajsh janë në qendër të mediave botërore. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e saj të menjëhershëm për të, një “bombë” e re erdhi nga Argjentina. Sipas mediave, në fakt, ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist i cili mbi të gjitha është i martuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE