Mali i Zi, Lëvizja URA do të votojë për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mali i Zi, Lëvizja URA do të votojë për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç!

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mendon se “Parlamenti duhet të votojë iniciativën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviç”. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, shprehet se “kjo do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm politik”.  Një ditë më parë, deputetët e shumicës, Frontit Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, nisën procedurën parlamentare për shkarkimin e Gjukanoviçit. Ata pretendojnë se Gjukanoviç shkeli Kushtetutën, me emërimin e të mandatuarit për formimin e Qeverisë.

Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstituuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje.

Pas rrëzimit të qeverisë së Dritan Abazoviçit më 20 gusht, tre partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi ranë dakord që Miodrag Lekiç të mandatohet për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve.

Kreu i shtetit e refuzoi propozimin që Lekiç të ngarkohet me formimin e Qeverisë së re, me argumentin se “nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme”. Në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Parlamentit të Malit të Zi, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Partitë e shumicës parlamentare kundërshtuan zgjedhjet e reja dhe vazhduan të këmbëngulin që Gjukanoviç duhet ta pranojë Lekiçin. Ndërkohë, Abazoviç shtoi se “me zyrtarë amerikanë foli për akuzat se “Rusia financoi fshehurazi Frontin Demokratik në vitin 2016 dhe ndoshta në vitin 2018””.

Financimi i paligjshëm i partive politike duhet të jetë pjesë e axhendës në luftën kundër korrupsionit. Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme e këtë ua vura në dukje edhe partnerëve ndërkombëtarë. Ne mbetemi partner solid dhe i besueshëm për botën euroatlantike, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, duhet të punojmë më shumë për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por ende ka vend për përmirësim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE