Një ndarje në lot për dyshen e tenistëve Federer-Nadal/Momente sportive për të mos u humbur!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Një ndarje në lot për dyshen e tenistëve Federer-Nadal/Momente sportive për të mos u humbur!

Kampioni i tenisit, Rafa Nadal ishte në lot kur rivali i tij i madh, Roger Federer, i emocionuar i dha lamtumirën tenisit në Laver Cup, duke deklaruar se një pjesë e rëndësishme e tij po largohej nga turneu i meshkujve. Në mediat sociale, janë bërë virale, duke krijuar te tifozët emocione të jashtëzakonshme, imazhet dhe videot e Federer e Nadalit, të cilët ndanë një nga rivalitetet më tërheqës të tenisit, duke u ndeshur së bashku pasi u bashkuan me Team Europe në një humbje në dyshe në O2 Arena të Londrës.

Rafa Nadal and Roger Federer in tears after Federer’s retirement is the best sports moment you’ll see in some time.

Ultimate respect. 🐐🐐 pic.twitter.com/fUeY8wQSTM

— Barstool Sports (@barstoolsports) September 23, 2022

Nadal tha se “ishte natë e vështirë emocionalisht”, pasi humbja ndaj dyshes amerikane Jack Sock e Frances Tiafoe shënoi fundin e karrierës “vezulluese” të 41-vjeçarit Federer. Spanjolli Nadal deklaroi:

Për mua ishte një nder i madh të isha pjesë e këtij momenti fantastik në historinë e sportit tonë dhe në të njëjtën kohë të ndajmë shumë vite së bashku.

Kur Roger largohet nga turneu, largohet edhe një pjesë e rëndësishme e jetës sime sepse ka qenë pranë ose përballë meje në momente të rëndësishme të jetës sime. Kështu që ishte emocionuese (të shihja) familjen, të shohësh gjithçka, njerëzit. Eshtë e vështirë për t’u përshkruar …kohë fantastike!

Federer, i cili ka fituar 20 tituj të mëdhenj në single, ka luajtur 40 herë me Nadalin në një nga rivalitetet më emocionues të çdo sporti. Pavarësisht egërsisë në fushë, ata mbetën miq jashtë fushës. Ndoshta ishte më e përshtatshme që zvicerani zgjodhi të bënte ndeshjen e tij të fundit me Nadalin në anën e tij të rrjetës.

Duartrokitje të forta shoqëruan Federerin dhe Nadalin, ose “Fedal” siç quhen në fushë. Pasi argëtuan turmën gjatë ndeshjes, të dy ishin të pushtuar nga emocionet.

Nadal theksoi:

Unë mendoj se marrëdhënia personale bëhet më e mirë dhe më e mirë çdo vit, në baza ditore. Mendoj se disi e kuptojmë se në fund kemi shumë gjëra të ngjashme. Ne i qasemi jetës ndoshta në një mënyrë të ngjashme. Në fushë ne kemi stile krejtësisht të kundërta dhe kjo është ajo që ndoshta i bën lojërat tona dhe rivalitetin tonë një nga më të mëdhenjtë e më interesantët. Shumë krenar që jam pjesë e karrierës së tij në një farë mënyre. Por, edhe më i lumtur që e përfundojmë karrierën tonë si miq. Në fund të fundit kemi ndarë një fushë si rivalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE