Ky është partneri skenik i Elhaida Dani në “Dancing with the Stars”!

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky është partneri skenik i Elhaida Dani në “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Duket se ditën e sotme faqja zyrtare e DWTS në Instagram po zbulon pak nga pak të gjithë çiftet skenike, vetëm pak ditë para nisjes së show-t më magjik të kërcimit në vend.

Ajo është një këngëtare që ka shkëlqyer kudo, nga Italia, deri në Korenë e Veriut e Kanada… Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Teksa këtë herë do ta shohim Elhaidën në një tjetër dimension të artit, kush do të jetë partneri i saj skenik?!

Ai është rritur nga prindër balerinë dhe artistë të merituar, ka studiuar për balet në Azerbajxhan dhe njihet si një ndër balerinët më të mirë në vend dhe ne i urojmë shumë suksese kësaj dysheje të fortë në DWTS!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE