Zbulohet çifti i fundit i “Dancing with the Stars”! Gati të nisë magjia…

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet çifti i fundit i “Dancing with the Stars”! Gati të nisë magjia…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Duket se ditën e sotme faqja zyrtare e DWTS në Instagram po zbulon pak nga pak të gjithë çiftet skenike, vetëm pak ditë para nisjes së show-t më magjik të kërcimit në vend. Vetëm pak minuta më parë u publikua edhe çifti i fundit i show-t.

Ai është një artist me kuptimin e plotë të fjalës. Bëhet fjalë për artistin vizual, këngëtarin dhe solistin e grupit “Asgjë Sikur Dielli”, Alban Nimani. Por kush do ta shoqërojë këngëtarin në këtë rrugëtim të ri?!

20 vite që kërcen role të para në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kjo përvojë e Odetës, kombinuar me veshin muzikor të një artisti si Albani, mund të rezultojnë në një çift fitues? Suksese dyshes së fundit të #DWTS!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE