Arrestohet në Kolumbi shqiptari me nofkën ‘Gucci’! Interpoli e identifikoi nga tatuazhi

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet në Kolumbi shqiptari me nofkën ‘Gucci’! Interpoli e identifikoi nga tatuazhi

Një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë është arrestuar në Kolumbi. Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.

Në skuadër speciale me hetues nisën menjëherë punë për të gjurmuar hapat e tij, por sa herë që binin në gjurmët e tij, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen. Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin. Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

Në vitin 2019, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi policia e Shtetit me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.

Shqiptari me nofkën ‘Gucci’, i identifikuar si Deniz Klironomi u arrestua në Kolumbi pasi ishte i kërkuar për trafik droge. Policia arriti ta vërë në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte. Tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE