Enkelejda Hoxha kërkon pafajësinë dhe kthimin e parave, vendimi për ish-gjyqtaren jepet më 11 tetor!

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enkelejda Hoxha kërkon pafajësinë dhe kthimin e parave, vendimi për ish-gjyqtaren jepet më 11 tetor!

Vendimi për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha do të shpallet më 11 tetor ora 14:00.

Seanca gjyqësore në Apelin e posaçëm në ngarkim të ish gjyqtares Enkeleida Hoxha, avokat Aldo Tabaku  dhe persona të tjerë u mbajt këtë të hënë.

Mbrojtja pretendoi pafajësi dhe se dënimi i shkallës së parë ishte dhënë nën trysni politike-mediatike. Vetë ish gjyqtarja kërkoi pafajësi si dhe kthimin e shumës së parave të sekuestruara.

Fakt që u kundërshtua nga organi i akuzës , me pretendimin, se në ankim gjyqtarja nuk  ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros. Gjithashtu edhe avokati Aldo Tabaku, kërkoi pafajësi.

Disa muaj me parë ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha u dënua me 2 vite burg, ndërsa në qershor ajo u lirua nga burgu, pasi kishte shlyer dënimin, ku iu llogarit edhe koha e mbajtjes në paraburgim.

Gjykata nga ana e saj hoqi masën edhe për Manuela Mallkuçin, ish-krye sekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu e mbylli  dënimin sipas kohës së paraburgosjes.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte rrëzuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit.

Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.

Referuar dosjes së SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE