Jo më 16 vjeç, Greta Koçi sot mbush…

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo më 16 vjeç, Greta Koçi sot mbush…

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

Mirëpo ’16-vjeçarja’ e showbiz-it tonë ditën e sotme mbush plot 31 vjeçe dhe në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, artistja ka shkruar disa falenderime në rrjetet e saj sociale.

Në këtë ditëlindje dua vetëm të falenderoj Zotin qe jam dhe kam gjithçka që më duhet për të qenë e lumtur. Faleminderit dhe ju që më uroni. 

E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi ka publikuar disa projekte muzikore.

Teksa, duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Si ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj, pasi ‘po shohim shumë këngëtare të zhveshura’ dhe teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja duket se bie dakord me fjalët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE