“Kupton që nuk të deshën kurrë…” Kujt ia dedikon këto fjalë Majk?

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kupton që nuk të deshën kurrë…” Kujt ia dedikon këto fjalë Majk?

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

E së fundmi nuk bëhet fjalë që të jetë ‘kapur në flagrancë’, por nga një shprehje që vetë reperi ka zgjedhur të postojë pak minuta më parë në Instastory-n e tij ku duket të jetë shumë i zhgënjyer, por a ka kjo të bëjë me ndonjë vajzë?

Pastaj kupton që nuk të deshën kurrë ty… Dashuronin idenë që t’i i doje…

Edhe pse ka qenë mjaft i angazhuar duket se Majk nuk ka aspak kohë për të humbur pasi ka nisur menjëherë punën për projekte të reja. Teksa ka ndarë me ndjekësit një video ku këndon pak nga kënga e tij më e re që duket se do t’ju dedikohet zemrave të thyera. Kjo video është bërë virale kudo në rrjete sociale e duket se suksesin e ka të garantuar!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE