Në familjen e Dojnës dhe Vlashentit ‘detyrat e vështira’ i ka babai!

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në familjen e Dojnës dhe Vlashentit ‘detyrat e vështira’ i ka babai!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

E teksa padyshim Nolan ka nevojë për kujdes maksimal, pak më parë bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet partneri i saj duke prerë thonjtë e djalit të tyre dhe mesa duket punët delikate në familjen e tyre i takojnë Vlashentit.

Detyrat e vështira i ka babai

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na tregoi se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE