Kur pasioni nuk të “jep bukë”, volejbollistja braktis karrierën për ‘Only Fans’!

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur pasioni nuk të “jep bukë”, volejbollistja braktis karrierën për ‘Only Fans’!

Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian dhe në volejbollin e femrave. Ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë në fushën e volejbollit, por tani Key ka zgjedhur një biznes tjetër për të vazhduar gjenerimin e parave. Key Alves nuk është e famshme vetëm në botën e sportit, por edhe në “Only Fans”, platforma e shitjes së përmbajtjeve për të rritur që po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar për personat e famshëm dhe jo vetëm.

Volejbollistja 22-vjeçare pretendon se fiton 50 herë më shumë duke shitur fotot dhe videot e saj erotike sesa të qenit një lojtare profesioniste, ndaj kjo ishte nxitja kryesore për të hapur llogarinë e saj në “Only Fans”. Ajo gjithashtu ka një numër të lartë ndjekësish në rrjetet sociale, gjë e cila e ka ndihmuar shumë të reklamojë platformën e saj. Volejbollistja ka rrëfyer se fiton më shumë se 500 mijë dollarë në muaj dhe ka gjithnjë e më shumë abonentë.

Lojtarja e Osasco Volleyball Clube u shpreh ndër të tjera se:

“Dua apo s’dua, sot janë të ardhurat e mia më të mëdha. E konsideroj veten sportiste, modele, influencuese, biznesmene dhe sipërmarrëse. Me platformat digjitale fitoj rreth 50 herë më shumë se sa me volejboll. Dhe më shumë në ‘OnlyFans’, sepse çmimi mujor është fiks. Nuk ka lakuriqësi në fotot që postoj në “OnlyFans” apo diçka të tillë. Kushdo që e kërkon këtë në profilin tim nuk do ta gjejë atë.

Volejbollistja e përkufizon veten si sportiste profesioniste, por në jetë janë edhe gjëra të tjera dhe sipas saj, kur bëhet fjalë për para, duhet të shfrytëzosh çdo mundësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE