Kur ‘shoqja’ të merr të dashurin, ish-i i DiCaprios Camilla Morrone ka disa fjalë për Gigi Hadid!

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur ‘shoqja’ të merr të dashurin, ish-i i DiCaprios Camilla Morrone ka disa fjalë për Gigi Hadid!

Pak pasi u nda nga modelja Camilla Morrone, ylli hollivudian Leonardo DiCaprio ka nisur një romancë me supermodelen Gigi Hadid. Por ajo që nuk dinim është se dy modelet njihen me njëra-tjetrën dhe kanë shumë miq të përbashkët. Një burim i afërt me vajzat tha se:

Camila u befasua kur mësoi se Leo dhe Gigi po takoheshin. Ajo ndihet e tradhtuar. Camila dhe Leo vazhdimisht bënin pushime për t’i “kuptuar gjërat”, por në mendjen e saj ata nuk ishin ndarë.

Ka disa pëshpëritje se Hadid dhe DiCaprio filluan të takoheshin kur ai ishte ende me Morrone-n. Burimi shtoi:

Gigi dhe Camila kanë shumë miq të përbashkët dhe ata janë në anën e Camila-s.

Gigi dhe Leo u fotografuan së bashku në një festë pas Javës së Modës në New York. Por thashethemet për romancën e tyre fillimisht nisën në gusht, pas ndarjes së DiCaprio-s nga Camilla. Së fundmi ‘The Sun’ ka raportuar se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, ishte ajo që u nda me të. Me pak fjalë nuk ishte Leo ai që e la Morrone-n pak pasi ajo mbushi 25 vjeçe. 

Ndërkaq, rikujtojmë se ish-partneri i modeles Gigi-t, këngëtari Zayn Malik nga ana tjetër ka reaguar për romancën e re të nënës së vajzës së tij me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Malik duket se ka hequr nga Instagrami modelen me të cilën ishte në një lidhje për 6 vjet përpara ndarjes së tyre një vit më parë. Hadid nga ana tjetër ende e ndjek Malik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45298 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE