Studimi i ri për sheqerin nuk do t’ju pëlqejë aspak juve që “lini kokën” pas ëmbëlsirave!

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studimi i ri për sheqerin nuk do t’ju pëlqejë aspak juve që “lini kokën” pas ëmbëlsirave!

Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet. Së fundmi, studiuesit e Columbia University në Nju Jork kanë publikuar në revistën shkencore “Cell” një studim, që tregon, se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar. Në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë qelizat Th17.

Shkencëtarët kanë vërejtur, se këto qeliza imunitare rregullojnë absorbimin e yndyrës në zorrën e minjve. Studiuesit gjithashtu kanë konstatuar, se një ushqim me përmbajtje sheqeri stimulon rritjen e baktereve të caktuara, të cilat pastaj eliminojnë atë pjesë të mikrobiomës që forcon imunitetin.

Si rrjedhojë përmes mukozës së zorrës depërton më shumë yndyrë në trupin e minjve. Kafshët jo vetëm trashen deri në mbipeshë, por edhe sëmuren. Christian Sina, drejtor i Institutit të Mjekësisë së të Ushqyerit në Universitetin e Lybekut tha se:

Se çfarë efekti ka sheqeri në zorrën e njeriut nuk njihet ende mirë.

Studime me minjtë ka shumë, ndërkohë që të dhënat për zorrën e trashë tek njeriu janë të pakta. Megjithatë është e qartë, se sheqeri me tepricë definitivisht nuk është i shëndetshëm. Megjithatë kush kalon ndonjë çast dobësie dhe zbraz raftin e ëmbëlsirave, nuk sëmuret menjëherë. Sina vijon:

Fare pak sheqer për të ëmbëltuar kafenë, nuk është problem.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon, që konsumi i sheqerit në ditë të pakësohet në 25 gram. Kjo sasi i përgjigjet gjashtë lugëve kafeje sheqer.

Kush ha shumë ushqime të gatshme, e tejkalon lehtë normën e përmbajtjes së sheqerit në gjak. 

Pasojat e vlerës së rritur të sheqerit dhe yndyrës në gjak janë krahas obezitetit edhe sëmundjeve kardiovaskulare. Si rrjedhojë pasojnë infarktet në zemër, goditje në tru dhe diabeti i tipit 2. Nëse rezultatet e studimeve me minjtë dhe studimet tek njeriu do të konfirmojnë dëmet që shkakton sheqeri, ndoshta OBSH-së dhe mjekëve nutricionistë do t’u duhet ta rishqyrtojnë sasinë e rekomandueshme të përdorimit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE