Abuzimi seksual në jetimoren e Sarandës, nëna rrëfen detajet tronditëse: Ja si e torturuan djalin e vogël

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Abuzimi seksual në jetimoren e Sarandës, nëna rrëfen detajet tronditëse: Ja si e torturuan djalin e vogël

Në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë është abuzuar me 3 fëmijë.

Nëna e fëmijëve ka denoncuar abuzimin seksual ndaj djalit të saj të mitur në komisariatin nr.3. Ajo tregoi për “Sot” në Euronews Albania se kishte marrë fëmijët e saj me pushime dhe ata i kishin rrëfyer për abuzimin që ju bëhej në jetimore.

Ndërsa lante djalin e saj në dush, më të voglin e fëmijëve, ai kishte treguar mes lotësh se e kanë torturuar, e kanë rrahur, e kanë lyer me pastë dhëmbësh dhe i kanë mbyllur gojën me jastëk. Sipas tij edhe shokët, edhe edukatorët e kanë mbyllur në dollap duke e rrahur.

Vajzat, më të mëdha, treguan po të njëjtat histori torturash. Ato kanë treguar se djemtë e jetimores kanë përdorur fjalë banale dhe i kanë ofenduar, ndërsa kanë ushtruar dhe dhunë fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE