Qeveria vendos rritje të pagave për Policinë, Gardën, zjarrfikësit, administratën!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria vendos rritje të pagave për Policinë, Gardën, zjarrfikësit, administratën!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pagës për punonjësit e policisë do të jetë me 15% dhe 7% sipas parimit kush merr më pak mbështetet më shumë.

Jam unë këtu sot sepse vendimet që kemi marrë janë të rëndësishme në kuadrin e rezistencës ndaj inflacionit të luftës dhe angazhimit tonë për të mbështetur të gjithë ata që janë më në nevojë, por edhe për të mbështetur ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm, respektivisht 15% dhe 7%.

Shefi i qeverisë theksoi se e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, si dhe ka një shtesë page për Policinë e Burgjeve e gjithashtu për zjarrfikësit e punonjësit e administratës publike.

E njëjta gjë vlen për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit e shërbimit civil, por edhe të gjithë punonjësit e nivelit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë, paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse dhe sipas përqindjeve në bazë kategorish.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak, mbështetet më shumë”.

Eshtë e gjitha kjo një paketë e plotë, besojmë në këtë fazë, në përgjigje të domosdoshmërisë për të mbrojtur sa më shumë njerëzit tanë nga inflacioni i luftës. Inflacionin nuk e ka sjellë qeveria dhe nuk e zhduk dot qeveria, as e jona, as e SHBA-ve, BE-së, Kinës apo e të gjitha vendeve që janë prekur globalisht nga inflacioni. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ngulm, që në çdo hap qeveria të jetë pranë njerëzve në nevojë për mbështetje dhe në këtë rast, paketa jonë është gjithëpërfshirëse.

Kryeministri Rama informoi se qeveria ka vendosur indeksimin e pensioneve, që në total për të gjithë vitin shkon në 9.5%.

Kemi indeksuar pensionet me 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo do të materializohet në pensionet e radhës.

Ndërkohë, kryeministri informoi se të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të kenë rritje me 10%. Për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe ato me 3 fëmijë, tha se ndihma ekonomike do të dyfishohet. Ndërsa për të gjithë të moshuarit mbi 65-vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike do të bëhet dyfishim i ndihmës, që pesha më e madhe që ata mbajnë për shkak të dobësisë së pozicionit, të lehtësohet më shumë.

Do të ketë edhe indeksim për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihma shtetërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE