Rritja ekonomike e vitit 2023, BERZH-i e rishikon me ulje!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rritja ekonomike e vitit 2023, BERZH-i e rishikon me ulje!

Në projeksionet e vjeshtës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) rishikon me ulje ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë. Sipas BERZH-it, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3% më 2023-shin ose 0.3% më pak se projeksionet e pranverës në muajin maj. Ekonomia e vendeve në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria do të rritet me 2.3 për qind më 2023-shin me një rishikim me ulje -1.7 për qind nga maji i këtij viti. Rishikimi me ulje erdhi si rezultat i çmimeve të energjisë, gazit dhe naftës, përtej parashikimeve të pranverës 2022.

Çmimet e gazit në Europë aktualisht janë rreth 2.5 herë më të larta se, nivelet e vitit 2021 dhe inflacioni në rajonet e BERZH-it arriti në 16.5 për qind në korrik. Reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në mbarë botën do të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm në rajonet ku punon Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ecuria ekonomike e vendeve në zhvillim mund të jetë edhe më negative nëse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës përshkallëzohet ose vëllimi i eksporteve të saj të gazit bie më shumë. Por, një rishikim në rritje i rritjes së parashikuar këtë vit ka të ngjarë të sjellë ngadalësim më të butë në terma realë, me prodhimin vitin e ardhshëm vetëm 0.5 për qind më të ulët se parashikimi në fillim të kësaj vere. Këtë vit, prodhimi në rajonet e BERZH-it pritet të rritet me 2.3 për qind, pasi konsumatorët e vendeve në zhvillim në Europë kaluan një kulm shpenzimesh pas pandemisë në gjysmën e parë të vitit.

Kryeekonomistja e BERZH-it, Beata Javorcik:

Këto janë kohë shumë shqetësuese për rajonet e BERZH-it dhe shumë ekonomi të zhvilluara. Ndërsa shkojmë drejt dimrit, kostoja ekonomike e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po bëhet më e qartë, me çdo ditë që kalon. Inflacioni mund të mos ketë arritur kulmin në rajonet e BERZH-it, pasi në shumë vende, rritja e kostove të prodhimit dhe çmimet e larta të gazit natyror nuk janë reflektuar ende plotësisht në çmimet e konsumit.

Raporti i ri i Perspektivave Ekonomike Rajonale, i titulluar: “Një dimër i ftohtë përpara?” përshkruan një portret të zymtë të ndikimit të luftës në tregjet e energjisë, inflacionin dhe ekonomitë e rajoneve të BERZH-it. Energjia dhe ushqimi zakonisht zënë peshë më të lartë të konsumit të familjeve më të varfra, të cilat po përjetojnë norma edhe më të larta efektive të inflacionit. Rritja reale e pagave është kthyer në negative, mesatarisht, me rënie më të madhe të të ardhurave reale në Europën Juglindore. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të bëjë që ekonomia e kësaj të fundit të tkurret me 30 për qind këtë vit, parashikon Banka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE