“Ja mesazhi që mori Edi Rama”/ Artan Hoxha plas deklaratën e fortë, tregon edhe SMS e ministrit Çuçi dhe Gledis Nanos

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ja mesazhi që mori Edi Rama”/ Artan Hoxha plas deklaratën e fortë, tregon edhe SMS e ministrit Çuçi dhe Gledis Nanos

Gazetari Artan Hoxha, duke nënvizuar se nuk janë të pakta rastet kur punonjës policie implikohen në kultivimin e lëndëve narkotike, ka zbuluar një rast kur sipas tij drejtuesi administrativ i një zone në Shkodër, emrin e të cilit preferoi mos ta bënte të ditur, ka informuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe ministrin Çuçi për këtë.

Në studion e “Abc Live”, Artan Hoxha tha se pas denoncimit, jo vetëm që nuk është reaguar, por personat të cilët kanë denoncuar rastet e implikimeve të punonjësve të policisë janë kërcënuar me jetë.

Artan Hoxha: Jo vetëm që policia nuk është angazhuar në Shkodër por janë shitur emrat e personave që kanë raportuar dhe janë kërcënuar.

Një informacion i datës 2 gusht 2022, niset nga bashkia e Vaut të Dejës. I niset kryeministrit Edi Rama, ministrit Çuçi dhe Gledis Nanon. Personi që nisi informacionin, informonte se në njësinë ku ishte drejtues administrativ kishte implikim të policisë lokale me personat që kultivonin kanabis.

“Kanë ndihmuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit”, thuhej në informacionin dërguar Ramës.

Në të gjitha rastet janë sasi të jashtëzakonshme parcelash. Është qesharake që të raportohet dhe nuk reagohet.

Janë të paktën 48 parcela. Nuk janë aq të mëdha sa ajo e Velipojës, por është e çuditshme që të informohet Rama dhe Çuçi dhe nuk reagohet. Jo vetëm që nuk reagohet por janë kërcënuar me jetë ata që kanë denoncuar. Ky është një fenomen që u premtua t’i jepej fund por qarku i Shkodrës këtë sezon doli jashtë parashikimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE