Mamaja e Armina Mevlanit: Më prekën shumë fjalët e Sali Berishës, më vlerësoi vajzën (FOTO)

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mamaja e Armina Mevlanit: Më prekën shumë fjalët e Sali Berishës, më vlerësoi vajzën (FOTO)

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës vijon ende të marrë vëmendje në media të ndryshme.

Ditën e sotme ka qenë mamaja e Armina Mevlanit, Mimoza, e cila ka folur për dasmën e të bijës.

Moza është ndalur në një moment të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës.

Në fjalën e saj teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo shprehet se fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund pasi i kishte vlerësuar të bijën.

Kujtojmë se Mimoza Mevlani është valltare, koreografe e njohur si dhe organizatore e “Gjimnastradës Mbarëkombëtare”.

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Mevlani: Si u ndjeve ti kur e dëgjove?

Moza Mevlani: Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim..

Por çfarë tha Berisha në dasmë?

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzeni, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Ditën e dielë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan martesën e tyre pas shumë vitesh. Dasma e tyre ishte si një festë spektakolare e cila u mbajt në periferi të Tiranës. Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE