Shuhet nga jeta në moshën 59-vjeçare reperi i njohur Coolio!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet nga jeta në moshën 59-vjeçare reperi i njohur Coolio!

Reperi Coolio emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr. fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Menaxheri i Coolio, Jarez, tha për median se reperi ishte në shtëpinë e një miku të tij në Los Anxhelos kur u ngrit për të shkuar në tualet. Kur ai nuk po kthehej shoku thuhet se i thirri por nuk mori përgjigje.

I shqetësuar, miku hyri në tualet dhe e gjeti Coolio-n në dysheme. Mjekët u thirrën menjëherë, rreth orës 16:00 me kohën lokale. Pas një arresti të dyshuar kardiak, Coolio u shpall i vdekur në vendngjarje. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes është ende në pritje.

Rikujtojmë se reperi i cili e filloi karrierën e tij në vitet ’80 u bë i famshëm në vitin 1995 pas publikimit të “Gangsta’s Paradise”, këngë që u shfaq në filmin “Dangerous Minds” dhe i dha atij çmimin Grammy në vitin 1996 për performancën më të mirë të repit solo.

Vdekja e tij vjen vetëm katër ditë pasi ai postoi në Instagram performancën e tij të fundit në Teksas, ku shumë nga fansat ndanë ngushëllimet e tyre. Ai la pas gjashtë fëmijët e tij dhe ish-bashkëshorten, Josefa Salina, me të cilën u martua në vitin 1996. Ish-çifti u nda katër vjet më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE