Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker njofton lajmin e trishtë!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker njofton lajmin e trishtë!

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker, e cila u nderua në ngjarjen e 10-të “Ballet Fall Fashion Gala” në New York para dy ditëve, iu desh të largohej nga eventi në minutën e fundit për shkak të një emergjence familjare. Një burim i cili ishte i pranishëm në event tregoi për Page Six se pak momente pasi aktorja mbërriti në Teatrin David H. Koch në Lincoln Center, ajo u largua përsëri. Asaj i duhet të tërhiqej nga ngjarja për shkak të një situate të papritur familjare.

Së fundmi aktorja ndau lajmin tronditës se njerku i saj i dashur, Paul Giffin Forste, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Familja e yllit të “Sex and the City” tha në një deklaratë se:

Familja jonë është e pikëlluar të njoftojë se pas një sëmundjeje të papritur dhe të shpejtë, Paul Giffin Forste ndërroi jetë dje në moshën 76-vjeçare. Në momentet e tij të fundit ai ishte i rrethuar me dashurinë dhe mirënjohjen e gruas së tij të adhuruar Barbara prej 54 vitesh dhe fëmijëve, përfshirë Sarah Jessica Parker.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE