Ndërtime pa leje/ Rrumbullaku pezullon nga detyra shefin e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe tre punonjës të tjerë!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërtime pa leje/ Rrumbullaku pezullon nga detyra shefin e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe tre punonjës të tjerë!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë dhe tre punonjës të tjerë.

Ai firmosi urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nisi hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Sipas njotimit, pezullimi u bë pasi hetimet zbuluan se ka ndërtime pa leje në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE