Sikur të mos mjaftonte që është nënë e 13 fëmijëve, 36-vjeçarja bëhet edhe gjyshe!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sikur të mos mjaftonte që është nënë e 13 fëmijëve, 36-vjeçarja bëhet edhe gjyshe!

Veronica Merritt, nga Nju Jorku, është bërë e njohur në mediat sociale për jetën e saj private si nënë e 13 fëmijëve. Së fundmi, ajo e zgjeroi familjen e saj sërish, por kësaj here dhe vajza e saj solli në jetë një fëmijë, vetëm dy muaj pasi ajo lindi. 22 vjeçarja Viktoria, e cila u bë nënë 6 javë më parë u shpreh për mediat se kishte përjetuar një eksperiencë shumë të bukur duke qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me nënën e saj.

Për Veronikën, të qenit nënë e 13 fëmijë nënkupton të shpenzosh 3 orë për të përgatitur një vakt. Por megjithatë, tashmë që u bë gjyshe në moshën 36 vjeçare, Veronika është “dorëzuar” dhe thotë se nuk do të bëjë më fëmijë. Veronica rikujtojmë se solli në jetën fëmijën e parë kur ishte 14-vjeçe, Victoria që tani është 21, më pas Andrew që sot është 17, Adam, 15, Mara, 14, Dash, 12, Darla, 11, Marvelous, 8, Martalya, 6, Amelia, 5, Delilah, 3 dhe Donovan, 2.

Rikujtojmë, se një nënë e 12 fëmijëve, e cila ka kaluar 16 vite radhazi shtatzënë, ka deklaruar se tani që e ka mbyllur zgjerimin e familjes së saj dhe e ka të vështirë të përshtatet me faktin që nuk është duke pritur fëmijë. 38-vjeçarja Iris Purnell, nga Kalifornia, ka 7 djem dhe 5 vajza dhe është bërë virale në TikTok me historinë e saj. Gruaja amerikane thotë se:

Të kesh një fëmijë brenda teje është një “ngritje shpirtërore” dhe më ka mësuar që të jem e duruar me trupin tim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45294 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE