Dita e tyre më e rëndësishme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzojnë sot dashurinë e tyre në martesë!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e tyre më e rëndësishme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzojnë sot dashurinë e tyre në martesë!

Arbër Hajdari prej disa vitesh tashmë është angazhuar në Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”. Fondacioni i tij është mjaft i suksesshëm dhe ka ndihmuar me qindra familje në nevojë. “Fundjavë Ndryshe” ushtron veprimtarinë e saj në gjashtë qarqet më të varfra të Shqipërisë, duke vizituar familjet në nevojë, verifikuar problemet e tyre dhe regjistruar rastet dhe nevojat përkatëse.

Fusha e veprimtarinë shtrihet në pesë fusha të rëndësishme të shoqërisë: arsim, shëndetësi, drejtësi, strehim dhe punësim. Arbri prej disa muajsh iu dedikua dhe rolit të tij si opinonist në edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP” dhe tashmë është fokusuar sërish 100% në fondacionin e tij.

Siç është bërë me dije dhe më parë, Arbri dhe partnerja e tij, Vlera, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë ditën e sotme. Thënë kjo, ai ka ndarë me ndjekësit foton e parë si dhëndër. Në një foto në InstaStory, Arbri shihet teksa ka të veshur kostumin e tij dhe në dorë mund t’i shihet unaza e martesës.

Teksa ende nuk kemi detaje të tjera nga Arbri apo nga Vlera, na mbetet të presim dhe pak për të shuar kureshtjen. Më herët, teksa ai ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, Arbër Hajdari na zbuloi gjithashtu më tepër lidhur me partneren e tij dhe planet e tyre të përbashkëta.

Ne kemi dy vjet gati të fejuar, kemi 4 vjet bashkë gjithsej. Jemi një çift që duam t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Unë nuk jam munduar kurrë të ndryshoj personalitetin e saj, unë e dua sepse ajo ka atë personalitet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE