E fundit nga prodhuesi francez i makinave, ju njohim me Citroen Oli!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E fundit nga prodhuesi francez i makinave, ju njohim me Citroen Oli!

Citroen Oli është makina më e fundit nga prodhuesi francez i makinave, duke vënë në pah të ardhmen e prodhimit të makinave me materiale të qëndrueshme, energji elektrike dhe me stil të çuditshëm. E pozicionuar si makina simotër më e madhe e modelit Ami, Oli thuhet se përshkruan ambiciet e markës për reduktimin e ndikimit të saj mjedisor në çdo fazë të ciklit jetësor të makinës.

Parakolpi, çatia dhe panelet e pick-up të Citroen Oli janë të ndërtuara nga kartoni i ricikluar dhe e përforcuar me fibra qelqi, e zhvilluar nga kompania gjermane e kimikateve BASF. Sipas Citroen, panelet nga kartoni, janë mjaftueshëm të forta dhe mbi to mund të qëndroj edhe një i rritur, edhe pse peshojnë sa gjysma e paneleve ekuivalente të çelikut. E kufizuar në vetëm 110kmh, Citroin Oli është dizajnuar më shumë si një makinë e vogël për rrugë qyteti se sa si një makinë për autostrada.

Për shkak të madhësisë të reduktuar e krahasuar me një xham tipik të lakuar, Citroen pretendon se xhami peshon më pak dhe ka kosto më të ulët prodhimi. Kabina gjithashtu ka pak gjasa të nxehet, duke çuar kështu në kërkesë më të ulët për sistemin e ajrit të kondicionuar, duke ruajtur kështu edhe rreth 17% të fuqisë së baterisë. Citroen pretendon se Oli mund të arrijë një rreze të lëvizjes së makinës deri në 400 kilometra, derisa bateria e saj prej 45kWh mund të arrijë mbushjen nga 20 deri në 80% në afro 23 minuta duke përdorur karikues të shpejtë DC.

Pasi e bënë Volkswagen, Skoda, Volvo, Renault Dacia dhe Peugeot, ishte koha që Citroen të ndryshonte logon. Citroen është i fundit në serinë e prodhuesve evropianë të makinave që kanë ndryshuar identitetin e tyre. Pamja e re “shigjeta e dyfishtë” të kujton dizajnin origjinal të vitit 1919 të adoptuar nga Andre Citroen dhe përfaqëson evolucionin e dhjetë në historinë 103-vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE