“E turpshme dhe e patolerueshme”, Bieta Sulo reagon pasi largoi nga emisioni të ftuarin

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E turpshme dhe e patolerueshme”, Bieta Sulo reagon pasi largoi nga emisioni të ftuarin

Bieta Sulo ka reaguar pasi në puntatën e të enjtes në “Ftesë në 5”, ajo u detyrua të mbyllë lidhjen me një nga të ftuarit e saj. Çfarë ndodhi konkretisht: Në studio u diskutua rreth ligjërimit të poligjinës, propozim ky i ardhur disa ditë më parë ngë avokatja Migena Balla. Olsi Jazexhi, bashkëshorti i Migenës, i ftuar në emision u shpreh se deklarata e bashkëshortes ishte nxjerrë nga konteksti. Pas momenteve të para të shpjegimit përmes lidhjes skype, Jazexhi u përplas verbalisht me Zhaklin Lekatarin.

Pa vetëpërmbajtje, Olsi ofendoi Zhakun në ofendime të rënda personale dhe private, duke sjellë kështu dhe reagimin e Bietës, e cila kërkoi që Jazexhi të linte emisionin. Në postimin e bërë në rrjete sociale Bieta ka sqaruar se për të është e patolerueshme të përdoren fyerje personale.

“Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen. Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”, ka shkruar moderatorja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47576 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE