‘Ian’ godet sërish SHBA-në, tashmë brigjet e Karolinës së Jugut!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Ian’ godet sërish SHBA-në, tashmë brigjet e Karolinës së Jugut!

Cikloni post-tropikal “Ian” u përplas natën mes së premtes dhe së shtunës në Karolinën e Jugut, duke shënuar zbarkimin e dytë në Shtetet e Bashkuara, pasi la pas shkatërrim në Florida.

“Ian” u kthye si një uragan i kategorisë 1 në afërsi të qytetit Xhorxhtaun, mbrëmjen e së premtes, përpara se të humbiste fuqi teksa depërtonte në tokë. Por, rreziku nuk ka marrë fund me kaq.

Përmbytjet pritet të vazhdojnë në mbarë rajonin e Karolinës së Jugut, ku ka shkaktuar tashmë dëme.

Ndërkohë, në Florida autoritetet vendore deklaruan 21 të vdekur si pasojë e uraganit.

Familjet e prekura nga shkatërrimi i urraganit Ian në qytezën Fort Myers në Florida, vijojnë përballjen me kushtet e vështira të motit, shtëpitë e bllokuara nga uji dhe operacionet e shpëtimit.

Megjithse uji është tërhequr nga zona e Kepit Coral, deri në 50 milje në veri të tij raportohet për banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre, disa prej të cilëve në nevojë trajtimi mjekësor.

Policia e North Port tha se grupet e shpëtimit po nxitonin drejt zonës për të ndihmuar të bllokuarit.

“Misionet e shpëtimit vazhdojnë. Me qindra nejrëz janë shoqëruar drejt tokës së thatë”, tha Departamenti i Emergjencave në tweeter.

Në disa zona uji vazhdon të ngrihet, situata mbetet e vështirë në Charlotte County ku të gjithë përveç një spitali, janë mbyllur prej vërshimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48230 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE