Nga “Dancing with the Stars” në jetën personale, i ftuar në “Më lër të flas”, Kledi Kadiu i thotë të gjitha!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga “Dancing with the Stars” në jetën personale, i ftuar në “Më lër të flas”, Kledi Kadiu i thotë të gjitha!

“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë ditën e sotme. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”.

Kam përgjegjësin e madhe të jem kryetar i jurisë së “DWTS”. Emocioni do jetë, përgjegjësia do jetë. Ky do të jetë një rikthim për publikun. Kam 32 vite që jam në Itali. Ftesa ishte shumë e papritur. Më erdhi një telefonatë nga Bora Zemani. Unë kam 17 vite eksperiencë me Maria De Filippi te “Amici”. Eksperienca personale dhe e punës kanë qenë. Baleti është sakrificë gjithë jetën.

Përveç stilit, sepse çdo njeri ka lëvizjen e vetë të natyrshme. Ajo që unë shoh me shumë kujdes është personaliteti. Si ti e bën tëndin baletin. Ka shumë balerinë që kërcejnë për veten e vetë. Pa e pasur atë kiminë.

Ndërkohë, ai zbuloi më shumë për hapat e tij të parë në balet.

Kanë qenë momente të vështira sidomos për ne shqiptarët. Ai mentaliteti ishte i tmerrshëm. 7/8 vitet e para ishin shumë të vështira… Isha balerini i parë shqiptar që punoja në televizione italiane.

Ndër të tjera, ai tregoi më shumë edhe për jetën personale dhe atë familjare.

U lidha me një vajzë që sot është nusja ime, lindën dy fëmijë. Gjithë periudha e fëmijërisë e bën të bukur jetën time. Me prindërit, gjyshërit, motrën. Pjesa e akademisë ishte shumë e vështirë, por shumë e bukur…

Gjendja është çdo ditë e më mirë. Këto momente nuk janë të lehta. Djali është një vjeç dhe vajza është gjashtë. Ne jemi një çift shumë i lidhur. Ngadalë, çdo ditë e më tej po e kalojmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47671 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE