Një nga aktoret më të bukura të Hollywood-it, sekreti i rinisë së Jessica Alba!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një nga aktoret më të bukura të Hollywood-it, sekreti i rinisë së Jessica Alba!

Aktorja hollivudiane Jessica Alba së fundmi në një intervistë për revistën “Vogue” ka zbuluar rutinë ditore sa i përket kujdesit për lëkurën dhe fytyrën. Rutinën e mëngjesit bukuroshja e fillon me larjen e syve, pastaj në fytyrë aplikon një maskë antioksiduese të cilën e përdor çdo ditë. Për më shumë 41-vjeçarja shprehet:

Vë maskën në fytyrë pas stërvitjes dhe shkoj të pi kafe bashkë me fëmijët. Pas maskës, radhën e ka kremi cilësor hidratues, ndërsa më vonë masazhoj lehtë fytyrën që është një këshillë që e kam marrë nga një mike koreane. Pas kësaj vë kremin me bazë uji në sasi të mjaftueshme me ndihmën e një pajisjeje e cila nxit qarkullimin e gjakut. Pastaj në radhë është edhe pilingu i buzëve, më pas i lyej me balsam ushqyes. Veprimi i fundit është vënia e maskës me xhel në zonën nën sy. Me laps mbush vetullat, por edhe i kreh në drejtimin lart në mënyrë që të krijoj përshtypjen që janë natyrshëm të shprishura.

Alba gjithashtu aplikon një përzierje të buzëkuqit më të lehtë dhe më të errët në buzët e saj, të cilat i fërkon me gishta. Rikujtojmë se, aktorja e njohur rreth një viti më parë foli për rrugëtimin e kompanisë së saj miliarda dollarëshe, “The Honest Company”. Në një intervistë për revistën “People” tregoi se ajo e dinte që në fillim që kompania e saj do të kishte sukses. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45428 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE