Prej vitesh presim një këngë prej tyre- Tre nga artistet shqiptare me famë botërore bëhen bashkë

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej vitesh presim një këngë prej tyre- Tre nga artistet shqiptare me famë botërore bëhen bashkë

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max- janë emrat e 4 artisteve shqiptare që kanë pushtuar tregun botëror duke arritur majat me sukseset e tyre. Të gjithë shqiptarët prej vitesh kanë dëshiruar t’i shohin në një bashkëpunim, gjë që është folur edhe ato, por deri tani nuk ka asnjë dritë jeshile.

Megjithatë, në një farë mënyre tri prej tyre do bëhen bashkë pasi do të jenë përformuese në një prej koncerteve më të mëdha të fundvitit.

Bëhet fjalë për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max që do të përformojnë në koncertin e iHeart Radio, me rastin e festave të fundvitit. Karshi tyre, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe Jack Harlow, Pitbull, Khalid e Lewis Capaldi.

Koncerti “Jingle Ball” do të mbahet më 2 dhjetor, në Los Angeles.

Po ashtu, dy prej tyre po vijnë me një duet: Rita dhe Ava. Sipas ‘The Sun’, Rita është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me Avën. “Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi mori famë nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”. Këngëtarja me origjinë nga Saranda ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, teksa Rita Ora ka dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”.

Bebe Rexha para disa vitesh shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak duket se u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE