Rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik!

Enti Rregullator i Energjisë, ERE njoftoi se rishikimi i çmimit të energjisë elektrike do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) publikoi çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Sipas ERE-s, aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.

Çmimet e vendosura nga ERE mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022. Në situatën e emergjencës energjetike që ndodhemi, rishikimi i çmimeve do të jetë periodik, pra nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë do të reflektohen dhe nga ERE. Për shembull, nëse për muajin tetor FSHU sh.a do ta sigurojë energjinë nga KESH sh.a me çmimin 2.6 Lekë/kWh, dhe çmimi i energjisë për konsumatorin familjarë do të mbetet 9.5 Lekë/kWh.

Vendimi për fashën 800 kWh u miratua nga ERE më 23 shtator. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë që ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Dje në një deklaratë, kryeministri Rama veçoi rënien e kërkesës për energji dhe shtimin e rezervave në hidrocentrale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE