Beniada Nishani na tregon ‘look-un’ e saj në dasmën e Arbër Hajdarit!

vovalbania October 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada Nishani na tregon ‘look-un’ e saj në dasmën e Arbër Hajdarit!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Ditën e djeshme Beniada ka qenë e ftuar në dasmën e Arbër Hajdarit dhe partneres së tij, Vlerës. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory, duke na treguar ‘look-un’ që kishte zgjedhur për atë event. Beniada kishte zgjedhur një fustan të gjatë, me mëngë të gjata dhe ngjyrë blu ndërsa flokët e kapura e mund të themi se dukej shumë bukur.

Beniada shpesh poston foto nga përditshmëria e saj duke na treguar çdo ditë edhe më shumë rreth vetes së saj. Së fundmi me anë të një Instastory bukuroshja na ka treguar një nga ushqimet e saj të preferuara dhe është një ushqim tradicional shqiptar. Specat e mbushur janë një nga pjatat e preferuara të saj dhe Beni është shprehur se së shpejti do mesoj që ti gatuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE