Einxhel Shkira tregon se sa shumë ka ndryshuar që pas njohjes me Dj Dagz!

vovalbania October 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira tregon se sa shumë ka ndryshuar që pas njohjes me Dj Dagz!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë. Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre, ku na kanë zbuluar se  së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi Einxhel ka postuar një video me Dagzin, ku dhe ka shprehur se sa shumë ka ndikuar ai në jetën e saj dhe se sa shumë ka ndryshuar moderatorja që pas njohjes së tyre. Në video çifti shfaqet duke u përqafuar para pasqyrës dhe Einxhel me barkun e rrumbullakosur. Në video bukuroshja shkruan:

Kurrë nuk e dija se kam pasur frikë gjatë gjithë jetës sime, derisa ai erdhi dhe më zhduku të gjitha frikat e mia të zemrës…Kurrë nuk kam pasur nevojë për dikë në jetën time që të më rritë, derisa e takova… që më bëri të kuptoj se është i vetmi që më duhej ndonjëherë! Dj Dagz për një muaj tjetër plot dashuri!

Së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë qenë të ftuar në dasmën e një të afërmi të tyre. Me anë të postimeve të shumta në rrjete sociale, ku na kanë publikuar shumë momente nga festa, të dy na kanë treguar gjithashtu se Einxhel e ka shoqëruar Dagz si dj dhe duket se janë argëtuar shumë me këtë pjesë e ju ka pëlqyer si ide. Vetëm pak më parë Einxhel ka postuar disa foto të tjera, ku dhe ka shkruar në sensin e humorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE