Stresi së shpejti me një suprizë të re!

vovalbania October 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi së shpejti me një suprizë të re!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Prej pak kohësh Stresi ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor e mesa duket ka ngelur vetëm pak nga publikimi i saj. Me anë të një Instastory reperi na ka treguar një demo të këngës dhe ka lajmëruar se do të publikohet këtë muaj.

Një demo e vogël, por është shumë e madhe, si këngë del këtë muaj

Së fundmi Stresi me anë të një postimi në Instastory ka bërë paralajmërimin befasues. Reperi ka postuar një foto të tij, ku duket duke ecur në rrugë e duke dëgjuar muzikë me kufje e ku ka lajmëruar gjithashtu se muajn e ardhshëm ka për të pasur shumë ‘bomba’. Nuk e dimë saktësisht se për çfarë e ka pasur fjalën Stresi, ama shpresojmë që të presim surpriza të bukura, si projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.

Teksa është pyetur nga ndjekësit se cila është pasuria e tij më e madhe, Stresi është përgjigjur “Prindërit e mi” dhe krahas ka vendosur një foto tyren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE