Akuzat për korrupsion/ SHBA-ja sanksionon kryeministrin e Bosnjë Hercegovinës!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për korrupsion/ SHBA-ja sanksionon kryeministrin e Bosnjë Hercegovinës!

Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novalliç, dhe Sllobodan Stanoviç, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, janë personat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar.

Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”.

“Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novalliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

“Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve më 2018, Novalliç përdori të dhënat e pensionistëve, që i kishte marrë përmes pozitës së tij zyrtare, dhe u dërgoi letra me një listë të arritjeve të tij duke premtuar rritje të pensioneve. Ky veprim shkel ligjet e Bosnjë e Hercegovinës dhe reflekton mbi veprimet e tij të përsëritura për të përdorur pozitën politike për përfitime personale apo të partisë së tij, duke minuar proceset demokratike apo institucionet e Bosnjë e Hercegovinës”, tha SHBA-ja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47853 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE