Jo vetëm miliona klikime, bashkëpunimi i Don Xhonit dhe Era Istrefit po dëgjohet nëpër botë!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm miliona klikime, bashkëpunimi i Don Xhonit dhe Era Istrefit po dëgjohet nëpër botë!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 3 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 3 milion klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Por, jo vetëm kaq pasi projekti i dyshes është bërë tanimë trending ndërkombëtarisht dhe këtë na e kanë treguar vetë këngëtarët.

Pak ditë më parë, Fero ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.

Epo mesa duket 2022-shi nuk ka mbaruar ende për Don Xhonin!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE