Kuvendi/ Zgjidhet pa shumicë votash anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi/ Zgjidhet pa shumicë votash anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë!

Kuvendi ka zgjedhur Arta Mandro si anëtare të re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandro u zgjodh nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, por pavarësisht se nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.

 “Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, deklaroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE