Me shenja të kuqe në fytyrë, Kanye West shqetëson fansat në Javën e Modës në Paris!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me shenja të kuqe në fytyrë, Kanye West shqetëson fansat në Javën e Modës në Paris!

Së fundmi reperi i njohur Kanye West u shfaq me shenja të kuqe misterioze në fytyrën e tij teksa mbërriti në shfaqjen e Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris. 45 vjeçari ishte veshur me të zeza, hoodie të zi, xhinse të errta, kapele të zezë si dhe një palë çizme të markës Balenciaga. Ngjarja Givenchy shfaqi koleksionin Pranverë-Verë 2023 me një mori të ftuarish të famshëm që u shfaqën për të parë se çfarë ofron ky koleksion.

Biznesmeni ka bashkëpunuar më parë me firmën Balenciaga në koleksionin e tij “Yeezy GAP”. Stilistja e Balenciagas, Demna Gvasalia, punoi së bashku me reperin, tani i njohur si Ye, për të ofruar ‘vizionin e tij të stilit për të gjithë’. Reperi së fundmi kishte njoftuar përfundimin e kontratës së tij me GAP. Ishte menduar të ishte një marrëveshje 10-vjeçare, por ai i dha fund partneritetit javën e kaluar pas vetëm dy vitesh.

Megjithatë, sjellim në vëmendje se West u përqendrua te një ish-partnere tjetër së fundmi, teksa ai u takua me ish-të dashurën e tij Irina Shayk në shfaqjen e Javës së Modës në Londër të markës Burberry në Bermondsey. Kanye arriti të tërhiqte vëmendjen gjatë paraqitjes së tij ku u shfaq i veshur në të zeza.

Që prej lidhjes së tij të shkurtër me Irina-n, Kanye ka shijuar një romancë me Chaney Jones, 24 vjeçe dhe më pas ka pasur një romancë me supermodelen Candice Swanepoel, 33 vjeçe. West para disa ditësh nëse e keni humbur erdhi me një surprizë për miliona ndjekësit e tij në Instagram, kur ai vendosi një foto të ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij. Artisti postoi në InstaStory qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se ishte bërë me qëllimet më të mira.

E postova Kris me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë tregimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE