Nëse ju dridhen këmbët pas orgazmës, jeni në artikullin e duhur!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ju dridhen këmbët pas orgazmës, jeni në artikullin e duhur!

Me siguri nuk ka ndonjë grua e cila së paku një herë në jetë nuk ka përjetuar dridhje këmbësh pas seksit. Shumica e njerëzve mendon që kjo është pasojë e marrëdhënies së mirë intime.

Megjithatë, dridhja e këmbëve nuk ndodh vetëm për shkak të seksit me partnerin. Mund të shfaqet edhe nëse kënaqeni me lodra për të rritur, por shtrohet pyetja, përse ndodh kjo gjë?

Ajo në të vërtetë është rezultat i relaksimit të organizmit në seksin e mirë, euforik. Orgazma ju liron nga tendosjet e grumbulluara seksuale, ndërsa trupi reagon fizikisht ndaj asaj kënaqësie. Pos dridhjes, shpesh mund të ndieni ngërçe të gishtave të këmbëve dhe shfaqjen e therjeve si me gjilpëra nëpër gjithë trupin. Sipas ekspertëve, kjo gjë nuk duhet t’ju brengosë. Përkundrazi, ka përfitime të veçanta shëndetësore, shpjegon Dr. Laura Vovel nga Britania e Madhe.

Duke u rritur eksitimi, rriten edhe të rrahurat e zemrës, shtypja e gjakut. Frymëmarrja bëhet më e shpejtë, ndërsa lëkura më e skuqur. Kur arrihet deri në orgazëm, muskujt në vaginë ndonjëherë edhe në pjesë të tjera të trupit shpesh dridhen apo bien në ngërç. Në të njëjtën kohë, truri lëshon një valë dopamine, përgjegjëse për ndjenjën e kënaqësisë, dhe oksitocinë, një hormon përgjegjës për lidhjen me dikë dhe përkëdheljen. Kjo është pikërisht arsyeja pse këmbët tuaja mund të dridhen pas një orgazme. Trupi juaj ndjen kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe kjo rezulton në ndërtimin e shumë tensioni në muskujt tuaj, veçanërisht në këmbët tuaja.

Pra, kur të gjitha veprimet kanë përfunduar dhe ju relaksohuni sërish, zakonisht ju dridhen këmbët, theksoi Dr. Vovel dhe vuri në dukje se kjo është një pasojë krejtësisht normale e seksit të mirë.

Rezultatet e një studimi të fundit tregojnë që përqindja e nxjerrjes së gurëve është 5,7 herë më e lartë gjatë aktivitetit seksual. Çdo i dhjeti person në planet vuan nga gurët në veshka, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të moshës 30-vjeç. Megjithatë, në “Journal of Sexual Medicine”, mjekët në Indonezi vunë në dukje se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës, që ndodh gjatë orgazmës dhe derdhjes, mund të ndihmojë gjithashtu në nxjerrjen e gurëve në veshka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE