Çudirat nuk kanë fund, në këtë qytet e keni të ndaluar të sillni në jetë një fëmijë apo të vdisni!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çudirat nuk kanë fund, në këtë qytet e keni të ndaluar të sillni në jetë një fëmijë apo të vdisni!

Ndoshta nuk ju besohet por ekziston një qytet në botë ku nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh dhe as të mbash mace. Bëhet fjalë për Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji. Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me Polin Verior, ndaj në periudhën e dimrit nata mund të zgjasë deri në 4 muaj. Përveçse një vend i errët e i ftohtë, ky qytet i vogël nisi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij për të ardhmen e njerëzimit.

Longyearbyen u krijua si një vendbanim për njerëzit që punonin në minierën e qymyrit, e cila në atë kohë ishte një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi. Në vitet 90-të kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan, por u vendosën aty duke krijuar këtë qytet të vogël. Për të gjitha këto arsye, banorëve të kësaj zone iu është dashur të zbatojnë disa ligje të ashpra të cilat për të huajt mund të mos kenë kuptim ama për ata, ato janë e vetmja mënyrë që kanë pasur për të mbijetuar.

Në këtë qytet nuk lejohet as të vdesësh dhe as të sjellësh dikë në jetë. Dy ligje shumë ekstreme të vendosura nga vetë njerëzit që jetojnë këtu. Fillimisht, arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në këtë qytet është sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë. Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha për banorët e kësaj zone. Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën kur mund të vdesë, ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur ku në rastin më të keq, mund edhe të varrosen.

Ligji i dytë i ndalimit të lindjes në këtë vendbanim vjen për arsye se ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve. Ndaj, për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, gratë shtatzënë janë të detyruara të shkojnë në qytetin më të afërt i cili ka një maternitet. Një ligj tjetër interesant është se as macet nuk lejohen në këtë vendbanim. Kjo për shkak se macet mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken. Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE