Dashamir Shehi në Ndryshe: “Politika nuk është krushqi, që duhet ta duam njëri-tjetrin…”

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dashamir Shehi në Ndryshe: “Politika nuk është krushqi, që duhet ta duam njëri-tjetrin…”

I ftuar në episodin e sotëm në “Ndryshe” ishte politikani Dashamir Shehi. Ai bëri një analizë të thellë dhe të detajuar të situatës politike në vendin tonë dhe jo vetëm. Ndër të tjera, ai u shpreh për dashurinë që ka për këtë zanat, siç ai e quan.

Ky është një zanat që nuk heq dorë. Ne vdesim me këtë punë… Politika dhe pushteti janë dy gjëra të ndryshme. Njerëzit e ngatërrojnë këtë.

E teksa bëri një analizë mbi opozitën dhe qeverinë, ja si shprehet Dashamir Shehi.

Është një sherr permanent brenda opozitës. Ky është një dëm i madh. Gjithashtu kjo ideja e ndryshimit, ndërkohë që janë po të njejtët njerëz… Politika nuk është krushqi, që duhet ta duam njëri-tjetrin. Ne nuk duam këtë qeveri sepse është e korruptuar, nuk duam kryeministrin sepse është arrogant. Opozita e bashkuar duhet të jetë me kandidat të përbashkët… Kemi patur një pritshmëri të tejkaluar nga demokracia. Fjalën demokraci e kemi përkthyer me mirëqenien.

A do të ketë një Luftë të Tretë Botërore sipas tij?! Epo fatmirësisht jo.

Nuk besoj që do të ketë dhe me historitë e këtyre viteve. Kemi 3-4 vatra konflikti afër nesh. Por unë them që shkalla e armatimit është e tillë. Paqen në këtë botë e ka mbajtur frika e armëve bërthamore.

Ndër të tjera, Shehi u shpreh se patjetër që do t’ia rekomandonte fëmijëve të tij të angazhoheshin poashtu me politikë në forma dhe mënyra të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47854 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE