Në ditën e saj të lindjes zbulon se është shtatzënë por edhe se vuan nga kanceri i gjirit, emocionon historia e 36-vjeçares!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ditën e saj të lindjes zbulon se është shtatzënë por edhe se vuan nga kanceri i gjirit, emocionon historia e 36-vjeçares!

Elisabetta Socci nuk e kishte menduar kurrë që dita më e bukur e jetës do të shndërrohej në pikënisjen e një kalvari të vërtetë vuajtjesh për të dhe familjen e saj. 36-vjeçarja italiane nga Ravenna do të zbulonte ditën e saj të lindjes se ndërkohë që brenda saj rritej një foshnje, diku në trupin e saj rritej edhe kanceri i gjirit. Prej aty nisi edhe beteja e saj mes jetës dhe vdekjes.

Në muajin e tretë të shtatzënisë ajo do të niste seancat e para të kimioterapisë, por të pasuksesshme pasi qelizat kancerogjene rriteshin dita-ditës duke u shpërndarë edhe në organet jetike si mëlçia dhe veshkat. Në muajin e tetë të shtatzënisë solli në jetë vajzën e saj me prerje cezariane, pasi situata e saj shëndetësore po përkeqësohej dhe nuk mund ta përballonte lindjen natyrale. Menjëherë pas lindjes, mjekët i këshilluan të bënte mastektomi pasi kanceri po prekte sistemin limfatik. Ndërkohë që nuk pati mundësi as të ushqente të bijën me gji, gruaja e re i kalonte ditët nëpër spitale derisa ndërroi jetë.

Historinë e trishtë të saj, e ka zbuluar i shoqi Matteo, i cili ndër të tjera është shprehur:

Nuk është aspak e lehtë për mua, por mbi të gjitha për vajzën tonë, e cila nuk do ta ndiejë kurrë aromën e puthjeve dhe përqafimeve të Elisabetta-s. Gruaja ime u kap fort pas jetës në momentet e saj më të vështira pasi vajza jonë ishte gjithçka që ajo ëndërronte. Shpeshherë nuk bënte kimioterapi pasi druhej se diçka e keqe mund t’i ndodhte. Unë do ta rris atë duke i thënë se sa e veçantë ishte nëna e saj. Elisabetta nuk reshti së jetuari dhe shijuari të tashmen. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë, por ajo ishte një luftëtare, ndaj u them të gjith vajzave dhe grave në të njëjën situatë të mos heqin kurrë dorë.

Historia e arkitektes italiane ka prekur me mijëra njerëz dhe është shpërndarë masivisht në rrjete sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE