Qytetarët kinezë nuk do të munden dot më të kenë qasje në Google Translate!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qytetarët kinezë nuk do të munden dot më të kenë qasje në Google Translate!

Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, nuk do të jetë më e qasshme në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit. Aplikacioni nuk ka qenë i qasshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna.

Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë web-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e qasshme nga pjesa qendrore e Kinës.

Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez. Lëvizja për mos vazhdimin e shërbimit të Google Translate në Kinë fillimisht ishte raportuar nga TechCrunch.

Google për mediet amerikane kishte thënë se tërheqja e aplikacionit ndodhi “për shkak të përdorimit të ulët” në atë pjesë. Google nuk ishte përgjigjur ndaj një kërkese për koment. Lëvizja për mos vazhdimin e Google Translate në pjesën qendrore reflekton mbi historinë komplekse të gjigantit amerikan të teknologjisë me qeverinë kineze.

Rikujtojmë, se Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian disa ditë më parë mbështeti vendimin e vitit 2018 të Brukselit zyrtar për t’i vendosur kompanisë amerikane të teknologjisë “Google” një gjobë “antitrust”, ndërsa ka reduktuar shumën nga 4.34 miliardë euro në 4.125. Gjigandi Google sjellim në vëmendje se ka sjellë së fundmi disa nga veçoritë e reja që do të vijnë në pajisjet Android. Këto janë përditësime që variojnë nga Gboard dhe “emojit”, deri tek Google Meet, Wear OS dhe Nearby Share që po marrin gjithashtu përditësime të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE