Grabitje me dhunë në Vaun e Dejës!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitje me dhunë në Vaun e Dejës!

Grabitje në Vaun e Dejës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë ku persona të paidentifikuar hynë forcërisht në një shtëpi ku morën një shumë parash, si dhe një makinë “Benz” të parkuar në oborr. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Tre ditë më parë, në datën 2 tetor, u grabit me dhunë një familje në Klos. Në orët e para të mëngjesit, persona të armatosur e të maskuar hynë forcërisht në një banesë, në fshatin Dom. Mësohet se në shtëpinë e familjes Lleshi, morën 8 mijë euro e një milion lekë, si dhe të tjera sende me vlerë. Kryefamiljaren e djalin e saj, i dhunuan dhe i lidhën me litarë.  Uniformat blu shoqëruan 6 vetë në komisariat, si dhe kryen kontrolle të zonës.

Në njoftimin e Policisë së datës 2 tetor, thuhej:

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armëve janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj  dhe me forcë iu kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Një banor i fshatit Dom, njëherazi i afërm i të dhunuarve gjatë grabitjes, i cili foli për mediat deklaroi:

Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Nuk e dimë se çfarë po hyn e çfarë po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar! Po është hequr pushkatimi… Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47416 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE