Kriza e çmimeve, Sejko: Rritet me 0.5 % norma bazë e interesit!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kriza e çmimeve, Sejko: Rritet me 0.5 % norma bazë e interesit!

Guvernatori i BSH Gent Sejko ka bërë me dije se norma e interesit do të shkojë në 2.5 përqind, pra do të rritet me 0.5 përqind.

 “Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet në horizont afatmesëm, ndonëse ritmi i rritjes do jetë disi më i ulët. Përkeqësimi i perspektivës ekonomike në Evropë, ndikimi negative që çmimet e larta kanë në fuqinë blerëse të familjes si edhe reduktimi i stimulit fiskal pritet ngadalësojë konsumin familjar dhe investimet e bizneseve në vijim. Niveli i lartë i depozitave, rritja e punësimit dhe e pagave, rritja e kredisë bankare dhe paketat e rezistencës sociale dhe pritet të sigurojnë mbështetje për bilancet e sektorit privat. Informacioni i disponuar sugjeron se balanca e rreziqeve mbi inflacionin qëndron në kahun e sipërm ndërsa balanca e rreziqeve për rritjen ekonomike qëndron në kahun e poshtëm.

Lufta në Ukrainë është burimi kryesor i pasigurisë dhe përshkallëzimi i luftës, mund të çojë në çmime më të larta të mallrave, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe në rritje më të ulët ose negative ekonomike rajonale e evropiane. Duke gjykuar Këshilli mbikëqyrës vendosi në mbledhjen e sotme të rrisë me 0.5 % normën bazë të interesit duke çuar në nivelin e 2,25 %, të rrijë 0.5% normën e interesit të depozitës 1 ditore duke e çuar në nivelin e 1.25% dhe të rrisë po ashtu 0,5% normën e interesit të kredisë 1 ditore duke e çuar në nivelin 3.25%.”, tha ai.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Amnistinë Fiskale.

Ai u shpreh se një nga kushtet që Amnistia Fiskale të jetë i suksesshëm, është që të shmanget evazioni fiskal dhe paratë e ardhura nga krimi apo korrupsioni.

 “Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.

Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha ai.

Sejko, gjatë një konference sot për mediat, ka deklaruar ndër të tjera se inflacioni në vendin tonë u rrit më tej në muajt korrik e gusht, me 8%.

Sipas tij inflacioni erdhi nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve. Sakaq, ai sqaron se ekonomia vijoi rritjen në gjashtë-mujorin e parë.

“Tregjet financiare shqiptare vijojnë të jenë të qeta”, u shpreh ai ndër të tjera.

“Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE