Mbi 20 vite në treg, institucioni mikrofinanciar ASF vjen me qëllim financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 20 vite në treg, institucioni mikrofinanciar ASF vjen me qëllim financimin e zhvillimit nëpërmjet kreditimit!

Agro & Social Fund është një institucion mikrofinanciar i themeluar që në vitin 2001, i cili është liçensuar nga Banka e Shqipërisë. Agro & Social Fund (të cilit më poshtë do t’i referohemi me emrin tregtar ASF) me një eksperiencë prej më shumë se 20 vitesh në treg, ofron disa produkte kredie në përshtatje të nevojave të individit dhe biznesit. Me kreditë e ofruara synohet që të mbështeten dhe t’iu ofrohet mundësia për përfshirje financiare dhe zgjerim oportunitetesh, për sipërmarrje e punësim komuniteteve të tilla, si: gra, të rinj, të vetëpunësuarit me biznes apo grupeve të ndryshme vulnerable.

ASF ka shtrirje gjeografike në pjesën më të madhe të qyteteve kryesore të territorit të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Lushnje, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Bilisht, Lezhë dhe Laç dhe së shpejti pritet zgjerim i mëtejshëm mbështetur në strategjinë dhe vizionin institucional. ASF ndër vite ka bashkëpunuar me partnerë vendas e të huaj, të cilat startojnë me KIVA në vitin 2012, pasuar me disa të tjerë, ku më i fundit është bashkëpunimi prej 1 milion euro me European Investment Fund (EIF).

Ambiciet e ASF shkojnë përtej, dhe pas një procesi vlerësimi ndërkombëtar “Financial Rating” nga MICROFINANCA RATING (vlerësues ndërkombëtar i njohur nga Komisoni Evropian), gjatë vitit 2020 arrin të certifikohet me një vlerësim pozitiv që përkthehet në vlera pozitive të institucionit në qëndrueshmëri e besueshmëri, përkundrejt klientëve apo palëve të tjera në ndërveprim e bashkëpunim. ASF gjithashtu eshte vleresuar e certifikuar me Code of Good Conduct, gjatë vitit 2021, duke u etiketuar në këtë mënyrë si një institucion me standarte të larta etike të huadhënies së përgjegjshme nëpërmjet praktikave cilësore që zbatohen në mikrofinancë.

Misioni Social

ASF është plotësisht i përkushtuar ndaj Standardeve Universale për Menaxhimin e Performancës. Qasja proaktive e institucionit ndaj përgjegjësisë sociale arrihet përmes iniciativave të ndryshme sociale që synojnë komunitetet lokale dhe individët e margjinalizuar, dhe duke përdorur tregues dhe mjete të ndryshme si; rezultatet e mirëqenies së fëmijëve, përgjegjësia e politikave dhe mjedisit duke mos kredituar biznese të cilat dëmtojnë mjedisin dhe duke mbështetur aktivitete të cilat promovojnë mbrojtjen e tij nëpërmjet produktit “Efiçencë Energjie”, pyetësorët mbi kënaqësinë e klientit, që na mundësojnë monitorimin e ndikimit tonë social dhe mjedisor. Ndër aktitvitetet të mbështetura nga ASF, mund të përmendim:

  • Projekti i Tropojës në bashkëpunim me Dorcas dhe Shoqatën “Integrimi” që synon kreditimin e sipërmarrjeve të reja me terma preferencialë;
  • Pjesëmarrjen në fushatën “Kovat Blu” të projektit “Adopto një të moshuar”, e cila konsistonte në dhurimin e shportave ushqimore për të moshuarit në zonën e Korçës;
  • Pjesëmarrjen në “Rrathët dhurues” ku kemi kontribuar në dy iniciativa “Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm!” dhe “Pop-up book!”, etj.

Duke qenë tashmë një institucion mikrofinanciar i besueshëm dhe i certifikuar për besimin dhe standartet me të cilat punon, padyshim që ambiciet e ASF-së shkojnë përtej çka është arritur, duke synuar një vend më të gjerë në tregun e mikrofinancës, duke ruajtur e përmirësuar parimet dhe vlerat në të cilat është mbështetur deri më sot.

Zyra Qendrore e ASF: Rr. “Nikolla Lena”, Hyrja 1, Ap.25, Tiranë, Shqipëri.

Web: asf.al

LinkedIn: Agro & Social Fund Sh.p.k

Facebook: Agro & Social Fund – ASF

Instagram: ASF

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE