Truss bën kthesë pas reformës së taksave: Do çoj Britaninë e Madhe përpara

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Truss bën kthesë pas reformës së taksave: Do çoj Britaninë e Madhe përpara

Të gjithë sytë ishin kthyer nga kryeministrja britanike Liz Truss, e cila mbajti të mërkurën fjalimin më të rëndësishëm që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Në fokus të problemeve të saj ishte kthesa që ajo i bëri reformës së taksave, pas rebelimit brenda radhëve të partisë konservatore.

Fjalimi në konferencën vjetore të partisë ishte një përpjekje për të vendosur në vend agjendën e saj.

“Në këto kohë të vështira duhet të ecim përpara dhe unë jam e vendosur ta çoj Britaninë përpara pavarësisht stuhisë dhe ta vendos atë në një pozicion më të fuqishëm si komb. Po e kryej këtë mision duke u bazuar tek besimi i popullit britanik”, u shpreh ajo.

Por shumë qytetarë britanikë duket se nuk i besojnë kryeministres. Fjalimi i saj u ndërpre nga aktivistët e lëvizjes Greenpeace, të alarmuar nga zërat se ajo do të anulojë disa nga masat për luftimin e ndryshimeve të klimës.

Krahas kësaj ka shenja të tjera se dimri që po vjen do të jetë i vështirë për kryeministren. Një prej tyre janë grevat e punonjësve të transporteve, që po ushtrojnë presion për rritje pagash për t’i bërë ballë inflacionit, ndër më të lartët në histori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47665 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE