Gjithçka që ndodhi në prapaskenat e premierës së “Më lër të flas”!

vovalbania October 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që ndodhi në prapaskenat e premierës së “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë këtë të shtunë. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Bora Zemani, një e ftuar që pritej me padurim në “Më lër të flas”, u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo profesionale.

Lidhur me projektin më të ri ku ai do jetë pjesë, Kledi Kadiu u shpreh si më poshtë.

Kam përgjegjësin e madhe të jem kryetar i jurisë së “DWTS”. Emocioni do jetë, përgjegjësia do jetë. Ky do të jetë një rikthim për publikun. Kam 32 vite që jam në Itali. Ftesa ishte shumë e papritur. Më erdhi një telefonatë nga Bora Zemani.

Ndërkohë prezantuesja dhe moderatorja Bora Zemani tregoi se:

Unë do të prezantoj “Dancing with the Stars”. Më duket shumë e bukur. Fillimet janë shumë të bukura. Ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë. Lidhur me fëmijërinë time, duke qenë se kam studiuar për balet përpara, e ndjej veten shumë mirë atje.

Një super episod, me intervista ekskluzive shumë të veçanta. Më poshtë ndiqni disa nga prapaskenat e premierës së “Më lër të flas” dhe mos harroni që një tjetër e shtunë magjike na pret me vëllezërit Veshaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE